Rasti “Almiri”, Joveski: Ekziston vendim për rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “fatkeqësi komunikacioni”!

Deputeti nga Lëvizja BESA, Rexhep Memedi, sot në pyetje të deputetëve në Kuvend e ka pyetur prokurorin publik, Lubomir Joveski, nëse është e vërtetë që do të rikualifikohet vepra për rastin në të cilin ka vdekur Almir Aliu, gjegjësisht, në vend që vrasësi të ndiqet për veprën penale “vrasje”, do të ndiqet për “fatkeqësi komunikacioni me pasoja të vdekjes”, njofton Portalb.mk

“Lënda gjendet në procedurë përpara Gjykatës Themelore. Përndryshe, përpara se të emërohem prokuror publik, në Prokurorinë e Lartë është bërë rikualifikimi i veprës, megjithatë tani rasti përsëri është në procedurë, gjegjësisht filloi nga e para, dhe do të veprohet sipas ligjit”, deklaroi Joveski.

Avokati Stevan Pavleski, i cili e përfaqëson të akuzuarin, ka sqaruar se në procedurë ende nuk është bërë rikualifikimi i veprës, gjegjësisht i akuzuari ende trajtohet për “vrasje”, por ashtu siç theksoi pritet që prokurori publik ta rikualifikojë veprën kur ta japë fjalën përfundimtare.

Skandal i Prokurorisë

Ndryshe, Prokuroria Republikane ka vendosur për rikualifikimin e lëndës në rastin e Almir Aliut, nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Paraprakisht ka pasur përplasje të ashpra mes prokurorëve si në Prokurorinë e Lartë ashtu edhe në Prokurorinë Republikane, ku është diskutuar për këtë rast.

Prokurorët në të dy këto institucione të organit të akuzës janë ndarë në baza etnike, duke shprehur konfrontimet e tyre të ashpra, njëra palë – ajo shqiptare, që për rastin të mbetet kualifikimi si vepër penale  “vrasje”, ndërsa pala tjetër e prokurorëve maqedonas që kërkon rikualifikimin e rastit si “aksident me pasojë vdekjen”, që parashikon të paktën 4 vjet burg.

Por, në situatën e mospajtimeve të thella, prokurorët shqiptarë janë mbivotuar nga prokurorët maqedonas.

Nga 10 prokurorë, 4 kanë votuar “kundër” ndërsa 6 të tjerë, përfshi edhe kryeprokurorin, kanë insistuar që në seancën e radhës vepra të rikualifikohet në formën e prerë dhe në gjykim të shkoj si “aksident me pasojë vdekjen e katër vjeçarit Almir Aliu” më 25 qershor të vitit 2016 nga Boban Iliq.

Mospajtime dhe shtyrje të seancave ka pasur edhe para vitit të ri, ndërsa marrja e vendimit herën e fundit ishte shtyrë deri në zgjedhjet e Prokurorit të ri republikan Lubomir Jovevski, për t’i lënë hapësirë edhe atij në shqyrtimin e rastit. Por, në takimin me prokurorin e ri, siç bëhet e ditur për Alsat, edhe Jovevski ka mbajtur anën e grupit që kërkon rikualifikimin e rastit.

Sipas prokurorëve shqiptarë, në rast se lejohet një rikualifikim i veprës, kjo do të ishte një vrasje e dytë për prindërit e katërvjeçarit por edhe një mesazh i keq për gjithë opinionin se gjyqësia në vend ende nuk është vendosur.

Ndryshe, më 1 korrik u bën një vit që kur katërvjeçari nga Kumanova, Almir Aliu ndërroi jetë për t’u varrosur ditën e nesërme, më 2 korrik. Kurse rasti i tij ende nuk ka epilog gjyqësor.

LEXO: Rasti i Almir Aliut

Me heshtje dhe lule për Almir Aliun: Të mos rikualifikohet vepra penale (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button