Rasti i “Almirit”, Klinika Universitare distancohet nga ekspertët pa licencë që kontrolluan Iliqin

Klinika Universitare e Psikiatrisë, distancohet nga përgjegjësia për ekspertizën neuropsikiatrike në rastin e Almir Aliut, e cila, siç zbuloi ditë më parë Alsat M është bërë nga ekspert pa licencë. Drejtori aktual Stojan Bajraktarov, përmes bisedës telefonike na tha shkurt se ekspertiza është kërkuar dhe bërë në kohën kur me Klinikën ka udhëhequr drejtor tjetër.
Nga shtatori i viti 2016 kur edhe ishte bërë kërkesa për ekspertizë, deri në qershor 2017 me Klinikën Universitare të Psikiatrisë ka udhëhequr drejtori Antoni Novotni i cili u mbrojt duke thënë se ekspertiza është bërë në mënyrë profesionale.

Përveç Branisllav Stefanovskit, pa licencë është edhe ekspertja psikiatrike Zoja Babinkostava, të cilës dikasteri i Drejtësisë ia ka huazuar licencë dhe të drejtën për të qenë ekspert psikiatrik për tre vitet e ardhshme.

Alsat M ditë më parë zbuloi se ekspertiza neuropsikiatrike për të akuzuarin Boban Iliq në rastin e Almir Aliut është bërë nga ekspert të cilit licenca i ka skaduar para se të ndodhte vrasja e Almirit më 25 qershor 2016 në Kumanovë.

Rasti “Almiri”, Avokati i Popullit thotë se ka reaguar në kohë, avokati mbrojtës demanton

Zaev: Rasti Almirit Aliut nuk duhet të jetë arsye për ndarje politke

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button