Poposki për protestën e Almirit: në gjyqësor ka probleme serioze

Duke komentuar protestën për rikualifikimin e rastit të Almir Aliut që u mbajt para Qeverisë së Maqedonisë, ministri i Transparencës dhe Llogaridhënies së Maqedonisë, Robert Poposki tha se në sistemin gjyqësor ka probleme serioze, transmeton Portalb.mk.

“Për rastin e Almirit ishte protesta para Qeverisë, a kurse Prokuroria e ka problemin. Protesta le të ketë. Gjithçka që është nën kompetencë të Qeverisë së Maqedonisë ne do ta bëjmë. Por duhet të bëjmë trysni të përbashkët ndaj sektorëve tjerë të shoqërisë. Pa një sistem gjyqësor të reformuar, nuk do të kemi reforma thelbësore në shtet. Kurse atje problemet janë serioze, por nuk do të doja të hyja më shumë në atë pjesë”, tha Poposki.

Përndryshe, kjo deklaratë e ministrit Poposkit vjen pasi që më 21 mars, para Qeverisë së Maqedonisë rreth dhjetë mijë qytetarë protestuan për rikualifikikim e rastit të Almir Aliut, katëvjeçarit nga Kumanova që ndërroi jetë pasi që Boban Iliq i goditi me veturë. Me kërkesë të Prokurorisë Publike, Boban Iliq nuk gjykohet për “vrasje “por për “aksident me pasoja vdekje”. Protestuesit kanë deklaruar se protestojnë para Qeverisë paqi që kjo ishte propozuese e emërimit të Lubomir Joveskit si prokuror në Prokurorinë Themelore Publike për të cilin kërkojnë shkarkim.

Këto janë kërkesat nga protesta e sotme për Almirin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button