Nëna e Almirit: unë doja drejtësi për birin, e ju e vratë përsëri atë (VIDEO)

Në protestën që u organizua sot para Qeverisë së Maqedonisë për rikualifikimin e rastit të vdekjes së Almir Aliut të pranishëm ishin edhe prindërit e të ndjerit, të cilët protestën e sotme e shohin si mundësi për të kërkuar drejtësi, pasi që nuk ka drejtësi në Maqedoni. Nëna e Almirit, tha se nga prokurorja përgjegjëse Suzana Kusigerska ka pritur drejtësi për Almirin, por ajo e vrau për së dyti herë, raporton Portalb.mk.

“Sot për herë të parë që unë gjindem para jush për të kërkuar drejtësi duke e marrë parasysh dhimbjen që e kam me vete. Nuk jam këtu vetëm për Almirin tim, por për të gjithë fëmijët që rrezikohen nga ai kriminel që shteti jon po e len të lirë. Almiri im nuk do të kthehet, por të paktën fëmijët tuaj të jetojnë të lirë sepse djalit tim ia ndaloi rritjen duke i pambushur ende 4 vjet. Almiri nuk dinte të bënte dallime etnike, ai kishte ëndrra të shkonte në shkollë, të lozte me shokët që përkeqësisht një kriminel ia ndaloi. Ne luftuam për gjuhën shqipe, do të luftojmë edhe për drejtësi për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve sepse fëmijët tanë nuk po arrijnë ta gëzojnë gjuhën e tyre.Prokurores Kusigerska i them se unë nuk kam nevojë për keqarrdhjen tënde. Nga ti desha vetëm drejtësi për djalin tim e kjo e vret për të dytën herë. Drejtësia do të vijë një ditë sepse vrasësi nuk do të jetojë asnjëherë i qetë”, tha nëna e të ndjerit, Almir Aliu.


E ndërkaq babai i Almirit, tha se sot protestohet sepse nuk ka drejtësi në Maqedoni.

“Ju falënderoj të gjithëve të erdhët këtu. Erdhëm këtu për të kërkuar drejtësi, sepse nuk ka drejtësi në Maqedoni”, tha babai i Almir Aliut.

 

Përndryshe sot, me lodra të vendosura në gardhin e Qeverisë së Maqedonisë, u kërkua drejtësi për vdekjen e katërvjeçarit nga Kumanova, Almir Aliu, rastin e të cilit me kërkesë të prokurores përgjegjëse, Suzana Kusigerska Gjykata Themelore në Kumanovë vendosi ta rikualifikojë nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”.

Ndryshe më 15 mars, Gjykata Themelore e Kumanovës e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe e ka rikualifikuar lëndën. Sipas akuzës, vrasësi i Almirit, Boban Iliq, tani do të ndiqet për aksident dhe jo për vrasje, gjë e cila revoltoi qytetarët të cilët kanë dalë disa herë në protesta.

LEXO MË SHUMË: 

Kumanovë, rikualifikohet lënda e Almir Aliut: lirohet Boban Iliq

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button