40 artistë nga vendi e bota do të jenë pjesë e kolonisë artistike ‘Gostivari 2024’

Shoqata ‘’Draudacum’’ për këtë vit do të organizojë koloninë e nëntëmbëdhjetë me radhë me 40 artistë pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut dhe shumë vende të botës. Gostivari do të jetë vendi i artit nga data 20 deri më 24 qershor, njofton Portalb.mk

Shoqata e Artistëve Figurativë të RMV-së “Draudacum”, për të 19-tin vit me radhë, organizon koloninë artistike “Gostivari 2024”. Artistë nga vende të ndryshme të botës do të qëndrojnë në Gostivar nga data 20 e deri më datë 24 të këtij muaji, për të realizuar vepra e tyre artistike dhe për të këmbyer përvoja dhe ide. Kryetari i “Draudacum”, Arjan Rufati tashmë ka bërë ftesat për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë artistët gjatë procesit të punës, si dhe te ndjekin ekspozitën përmbyllëse.

Emra të njohur të artit do jenë pjesë e kësaj ekspozite, edhe atë: nga Shqipëria Greta Tahiraga dhe Elton Stasa, nga Turqia Xhansu Bejhan dhe Elif Ozdemir, nga Serbia Vasilije Stojanoviç, nga Kosova Naim Spahiu dhe Lebibe Topalli.

Nga Maqedonia e Veriut do të jenë po ashtu edhe artistët: Arlind Bajrami, Ljubomir Simonovski, Vlado Temkov, Haxhere Ajeti, Uran Latifi, Syarta Lufi, Elizabeta Naumçeska, Zylfi Alija, Meriton Tairi, Sabiha Alili, Ismane Mehdi, Selam Abdiu, Teka Shaqiri, Berkant Hasanicaj, Muamer Sadiku, Sanije Begzati, Muhamet Murati, Ylber Zufiqari.

Anëtarët e shoqatës janë: kryetari Arjan Rufati, zv.kryetarja Alma Tairi, Adem Saliu, Bejtulla Zaimi, Reshat Ameti, Xhelil Rufati, Xhezair Rexhepi. Ekspozita do të hapet më datë 23 qershor në Qendrën Kulturore të Gostivarit, në orën 20.00.

Afishja e ngjarjes e plotë brenda shkrimit
Afishja e ngjarjes e plotë brenda shkrimit