Zjarr në “Dare Xhambaz” në Vodno

Mëngjesin e sotëm një zjarr ka rënë në shtëpizën malore“Dare Xhambaz” në majën e Vodnos në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Siç informoi Qendra për Menaxhim me Kreiza, në zjarr kanë intervenuar shtatë zjarrfikës nga Brigada e Zjarrfikëses së Shkupit, me dy vetura, të cilëve u kanë ardhur në ndihmë edhe punëtorët e Ndërmarrjen Publike “Parqe dhe Gjelbërime”.

Komandanti i Njësitit Territorial Zjarrfikës të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski, tha se zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe po punojnë në pastrimin e e hapsirës së djegur.