Sa është i rëndësishëm zgjërimi në zgjedhjet në BE?

Analizë për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

  • Sa më djathtas, aq më zbehtë

    Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal
    Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal

Analizat e deritanishme të partive elektorale (eunews.it) tregojnë se ndonëse shumica nuk janë kundër, pra deklarativisht janë “pro zgjerimit”, te shumica ka një lidhshmëri të fortë me reformat në BE, dhe sa më shumë të shkohet në të djathtë – aq më pak ka disponim për zgjerim.

Përndryshe, zgjerimi nuk ishte një nga temat kryesore as në fushatë e as në debate. Natyrisht, Ukraina ishte, por kryesisht në kontekstin e orientimit gjeopolitik, jo në kontekstin e anëtarësimit. Në të gjitha programet zgjedhore zgjerimi nuk është një nga prioritetet kryesore, por trajtohet ose si pjesë e sfidave të së ardhmes (reformave) ose për vendin e BE-së në botë.

Të vazhdojmë me radhë me përcaktimet e partive për zgjerimin të shënuara në programet e tyre zgjedhore – sipas fuqisë aktuale, gjegjësisht numrit të deputetëve në Parlamentin Evropian.

Duke pretenduar se Evropa duhet të jetë “e aftë për sfida të reja”, Partia Popullore Evropiane e lidh në mënyrë implicite zgjerimin me reformat e BE-së, gjegjësisht hapjen e marrëveshjeve, për të cilat nuk ka një përcaktim të fortë. Duke vënë në pah se nuk dëshiron që zgjerimi të jetë një “proces i pafund”, rekomandon “hapa të ndërkohshëm”. Përgjegjësia për procesin bie mbi gatishmërinë e kandidatëve, për të cilët deklaron trajtim të barabartë. Nga kandidatët, ata fillimisht përmendin Ukrainën, pastaj Ballkanin Perëndimor si tërësi, pastaj Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Kjo është e vetmja parti që përfshin marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me vendet anëtare të BE-së në “parakushtet minimale për anëtarësim”, përveç demokracisë, sundimit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut. Është pikërisht ky qëndrim që tregon për pozicionet e forta të anëtarëve grekë dhe bullgarë të këtij grupi politik – Nea Demokratia e Mitsotakis dhe GERB e Radevit (edhe tre parti të tjera bullgare janë anëtare, por tani janë joparlamentare), gjë që është e jo e favorshme për Maqedoninë.

Socialdemokratët premtojnë “një politikë efektive zgjerimi, duke filluar me Ballkanin Perëndimor”, me përmbushje të plotë të të gjitha kritereve. Ata gjithashtu e lidhin zgjerimin me reformat, por premtojnë se edhe në këtë mandat do të punojnë në forcimin e kapacitetit të BE-së për të vepruar. Ato angazhohen për “të targetuarat”, që do të thotë ndryshime të synuara për gatishmërinë për zgjerim, në të cilat ato dallojnë ndjeshëm nga PPE-ja dhe Rimëkëmbja e Evropës.

Më e forta është lidhshmëria e zgjerimit me reformat e BE-së në Programin (e shkurtër) për Rimëkëmbjen e Evropës. Sipas tyre, pa “reforma të thella” zgjerimi do të ishte një dështim. Edhe pse shkruajnë për të gjithë kandidatët, përmendin në mënyrë eksplicite vetëm Ukrainën.

Të Gjelbërtit, të cilët janë pro reformave në drejtim të një Evrope federale dhe në përgjithësi janë pro heqjes së vetove, janë fuqimisht të angazhuar në favor të përmbushjes së premtimeve që u janë bërë kandidatëve. Në programin e tyre të gjitha vendet kandidate përmenden me emra, sipas rendit alfabetik. Edhe ato angazhohen për një proces meritokratik, me demokracinë dhe sundimin e së drejtës në rend të parë. Ata premtojnë se do të punojnë për t’i dhënë fund unanimitetit në Këshill që tani po e pengon aderimin. Ato theksojnë bashkëpunimin me sektorin civil në zgjerim.

Konservatorët, ndonëse pretendojnë se do të kenë parasysh zgjerimin me “vendet e rëndësishme strategjike” bazuar në parimin meritokratik dhe duke respektuar kriteret e Kopenhagës, janë kundër asaj që zgjerimi të jetë një motiv për thellimin e BE-së dhe kompetencave të tij. Kjo është në përputhje me parimin e tyre bazë të ruajtjes së sovranitetit të shteteve anëtare apo “BE-së më të vogël por më të mirë” dhe sigurisht që janë kundër zgjerimit të shumicës së cilësuar.

Partia e ekstremit të djathtë për Identitet dhe Demokraci në pajtim me qëndrimin e saj euroskeptik, nuk përgatiti programin për zgjedhjet dhe u mbështet në platformat kombëtare. Përndryshe, në daljet publike ato janë kategorikisht kundër zgjerimit.

E majta është pro zgjerimit, por përveç demokracisë dhe sundimit të së drejtës thekson edhe nevojën e respektimit të të drejtave sociale nga ana e kandidatëve. Megjithatë, kjo parti thekson se kandidatët nuk duhet të thellojnë përçarjet në Evropë dhe as të rrisin tensionet ushtarake. Ata theksojnë se kandidatët nuk duhet të jenë burim i lëndëve të para të lira, produkteve bujqësore dhe fuqisë punëtore.

Qëndrimet e partive politike evropiane në lidhje me zgjerimin në zgjedhjet për Parlamentin Evropian 2024

Partia Parimisht

Për/kundër

Lidhshmëria me reformat Kriteret e Kopenhagës Marrëdheniet e mira fqinjësore – kusht
Partia Popullore Evropiane (PPE) Për Po Po Po
Partia e Socialistëve dhe Demokratëve evropianë (SD) Për Po “reforma të targetuara” Po
Partia për Rimëkëmbjen e Evropës (RE) Për Po Po
Aleanca e të Gjelbërve dhe Aleanca e Lirë Evropiane (Të gjelbërit) Për Po Po
Partia e Konzervativëve dhe Reformistëve Evropianë (PKRE) Kundër reformave Po
Partia e Identitetit dhe Demokracisë (ID) Kundër
E Majta Evropiane (E Majta) Për Po