YouTube teston shënimet e komunitetit

Youtube është duke lançuar funksionalitetin e saj të shënimeve të komunitetit për një grup përdoruesish. Disa imazhe të ftesës së YouTube për t’ju bashkuar këtij programi pilot janë shpërndarë në median sociale, transmeton PcWorld.

Platforma për herë të parë njoftoi veçorinë në muajin Qershor. Funksionaliteti ju jep mundësi shikuesve të ofrojnë informacione shtesë ose më të saktë lidhur me një video.

Është një veçori e mirëpritur përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Aktualisht nuk ka një datë fikse për debutimin e saj. Programi pilot aktualisht po testohet vetëm për pajisjet mobile në SHBA sipas faqes së mbështetjes.

Kompania më herët kishte thënë se do të ftonte përdoruesit përmes e-mail-it të bëhen pjesë e saj. Përshtypje e tyre do të ndihmojnë YouTube në zhvillimin e mëtejshëm të funksionalitetit.