Xhaferi: Rastet e Hagës nga konflikti i vitit 2001 në RMV janë punë e kryer

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot deklaroi se rastet e Hagës janë punë e kryer, pasi që eurokomesarja për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës Dunja Mijatoviq në letër deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë muajit të kaluar kërkoi që të shfuqizohet amnistia për rastet e Hagës dhe të hetohen dosjet të cilat janë transferuar nga Tribunali i Hangës në gjykatat vendore për konfliktin e vitit 2001, shkruan Portalb.mk.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në një ngjarje në Tetovë, Xhferi tha se ligjet janë miratuar dhe tregimi ka përfunduar.

“Tanimë kam dhënë përgjigje për atë se është punë e kryer në kontest të asaj që është ligjvënëse dhe gjendja në shtet. Ka përfunduar ai tregim, ligjet janë miratuar”, deklaroi Xhaferi.

Bëhet fjalë për katër raste të Hagës “Udhëheqësia e UÇK-së”, “Penda e Likovës”, “Varreza në Neproshten” dhe “Punëtorët e Mavrovës”. Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së në vitin 2012-të votuan për interpretimin autentik të Ligjit për Amnisti të vitit 2002 dhe vendosën që të ndërpritet ndjekja penale për përgjegjësit eventual të këtyre katër rasteve.