RMV, në mesnatë shtrenjtohet dizeli

Komisioni Rregullator i Energjetikës të Maqedonisë së Veriut njofton se sonte në mesnatë do të shtrenjtohet çmimi i dizelit për 1 denarë për litër, njofton Portalb.mk.

Eurodizel do të shitet për 80,50 denarë për litër, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për 77,50 denarë për litër.

Çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS95 dhe BS98 mbeten të njëjta, gjegjësisht 83 denarë për litër dhe 85,5 denarë për litër.