Von der Leyen përshëndeti vendimin e Trumpit për pauzimin e tarifave prej 20% për importet amerikane nga BE-ja
Shefja e BE-së përshëndeti pauzën e Trumpit, duke thënë se blloku mbetet i përkushtuar ndaj negociatave konstruktive me SHBA-në, me qëllimin e arritjes së “tregtisë pa fërkime dhe reciprokisht të dobishme”, transmeton Portalb.mk.
“Mirëpres njoftimin e presidentit Trump për pauzimin e tarifave reciproke. Është një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale. Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore për funksionimin e zinxhirëve të tregtisë dhe furnizimit. Tarifat janë taksa që dëmtojnë vetëm bizneset dhe konsumatorët. Kjo është arsyeja pse unë kam mbrojtur vazhdimisht një marrëveshje tarifash zero për zero midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Bashkimi Evropian mbetet e përkushtuar ndaj negociatave konstruktive me Shtetet e Bashkuara, me qëllimin e arritjes së tregtisë pa fërkime dhe reciprokisht të dobishme. Në të njëjtën kohë, Evropa vazhdon të fokusohet në diversifikimin e partneriteteve të saj tregtare, duke u angazhuar me vendet që përbëjnë 87% të tregtisë globale dhe ndajnë angazhimin tonë për një shkëmbim të lirë dhe të hapur të mallrave, shërbimeve dhe ideve. Së fundi, ne rrisim punën tonë për të hequr barrierat në tregun tonë të vetëm. Kjo krizë e ka bërë të qartë një gjë: në kohë pasigurie, tregu i vetëm është spiranca jonë e stabilitetit dhe elasticitetit. Ekipi im dhe unë do të vazhdojmë të punojmë ditë e natë për të mbrojtur konsumatorët, punëtorët dhe bizneset evropiane. Së bashku, evropianët do të dalin më të fortë nga kjo krizë”, shkroi në X Von der Leyen.
I welcome President Trump’s announcement to pause reciprocal tariffs. It’s an important step towards stabilizing the global economy.
Clear, predictable conditions are essential for trade and supply chains to function.
Tariffs are taxes that only hurt businesses and consumers.…
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 10, 2025
Trump javën e kaluar kishte njoftuar një tarifë të gjerë 20% për importet amerikane nga BE-ja, si pjesë e tarifave të tij globale “reciproke”.
Por në ndryshimin e tij dje ai njoftoi një pauzë prej 90 ditësh për shumicën e partnerëve tregtarë, përfshirë BE-në.