Vetëm për tre muaj në Maqedoninë e Veriut u rrit borxhi i jashtëm për 44 milionë euro

Në Maqedoninë e Veriut vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti ka pasur rritje të borxhit të jashtëm për 44 milionë euro. Këto janë të dhënat e fundit të Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Më 30 qershor, borxhi i jashtëm neto ka arritur në 4.595 milionë euro, apo 28,2 përqind e projeksionit të BPV. Borxhi i jashtëm neto në vend, në tremujorshin e dytë të vitit 2025, u rrit për 44 milion euro, apo për 1 përqind”, njoftoi Banka Popullore.

Banka sqaroi që pjesa më e madhe e borxhit neto, 67,1 përind vjen nga borxhi neto privat.

Ndryshe, borxhi i arrirë por i papaguar i shtetit ndaj “personave fizikë” për tre muaj është rritur me tempon më “të shpejtë”, ndërsa borxhi i shtetit ndaj sektorit privat arriti në 241 milionë euro me një rritje prej 40 milionë euro për tre muaj. Shuma më e madhe e borxhit, 124 milionë euro, është për shërbime komunale, ngrohje, komunikim.

Në bazë të të dhënave të Ministrisë për Financa, shteti ka borxh 9.6 miliard euro, apo 5 300 euro për çdo banor. Në vitin 2020, borxhi për çdo qytetar ka qenë 3 500 euro.