Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e sotme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ndër të tjera vendosi që të dërgon disa pjesëtarë të Armatës në operacionin e NATO-s në Rumani, transmeton Portalb.mk.

“Me propozim të Ministrisë për Mbrojte, u miratua Vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në grupin e luftës në operacionin e NATO-s “enhanced Vigilance Activity-eVA” në Republikën e Rumanisë”, sqarojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aktivitetet e këtij operacioni do të zhvillohen në një periudhë prej gjashtë muajve, prej qershori deri në dhjetor të këtij viti.

Në këtë seancë, Qeveria vendosi që nga 29 maji qytetarët të kenë mundësi të marrin pensionet e muajit maj.

“Obligohet Fondi për sigurim shëndetësor dhe invalidor në Maqedoninë e Veriut që t’i dërgon të dhënat e pensioneve deri te bankat, më së voni deri më 26 maj”, vendosi Qeveria, ashtu që nga 29 maji të mund të merren në bankomate, ndërsa në sportele do të jepen në grupe, varëissht nga lartësia e pensioneve.