Velev: Vendi nuk koncept të zhvilluar për menaxhimin e diabetit

Në organizim të Lidhjes së Shoqatave të diabetikëve dhe Shoqatës së personave me diabet “Alergija”, sot në Parkun e Qytetit në Shkup u mbajt ngjarje edukative për ngritjen e vetëdijës për atë se si jetojnë personat me diabet, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Shoqatës së personave me diabet “Alergija”, Dime Velev, tha qëllimi i gjithë projektit është që të binden autoritet se njerëzit që përdorin sisteme “SGM” janë të aftë për punë dhe prezent në bashkësi, si dhe të vetëdijësohen për nevojat e njerëzve se kanë kohë shumë të shkurtër për reagim në kohë. Ai tha se vendi nuk ka zbatim të një koncepti të zhvilluar mjaftueshëm të menaxhimit me diabetin.

“Ende kemi pengesa, sepse ne nuk kemi mjaftueshëm njerëz që janë të vendosur në sistemet “SGM”, në Maqedoni nuk kemi zbatim të një koncepti të zhvilluar mjaftueshëm të menaxhimit me diabet. Kur e gjithë kjo do të vendoset, do të ndërtohet gjithë ajo kulturë e re e diabetit, se është shumë normale të përdoret, se është shumë më cilësore të përdoret, atëherë nuk do të ketë nevojë për rregulla të reja për ndonjë të drejte të një personi me diabet, për pesë minuta të shkojë diku anash të hanë diçka apo të freskohet dhe të kthehet në punë apo në shkollë”, tha Velev.

Përmes një tubimi interaktiv, sot personat me diabet TIP 1, posaçërisht popullsia e re deri në 25 vjeç, pati mundësi të kujtohet në postulatet bazike gjatë jetës së përditshme me diabet.