Vdiq një i burgosur në Idrizovë
Një burrë është gjetur i vdekur në Burgun e Idrizovës, transmeton Portalb.mk.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje herët në mëngjes, në orën 05:00, në SPB Shkup është raportuar nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Idrizovës se në institucion ishte gjetur i vdekur D.M. (60) nga rrethina e Negotinës, i dënuar në këtë institucion.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Shkup.