Vdekja e nënës shqiptare në maternitet, mijëra qytetarë protestuan në Mal të Zi
Drita Tafa, një grua 36-vjeçare nga Ulqini i Malit të Zi, humbi jetën pas lindjes së fëmijës në spitalin e qytetit të Tivarit. Familjarët e saj pohojnë se shkaku i vdekjes ishte një mjekim i gabuar. Prej tre ditësh, familjarët dhe opinioni publik kërkojnë drejtësi dhe hetime për të zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie, raporton EuroNews.
Çështja është ngritur edhe në parlamentin malazez dhe nga ish-kryeministri Dritan Abazoviç. Familjarët e të ndjerës, e cila ka lënë pas tre fëmijë jetimë, thonë se Drita Tafa nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë. Pas presionit nga opinioni publik, një gjykatë malazeze ka urdhëruar zhvarrimin e trupit të saj për kryerjen e autopsisë. Ministri malazez i Shëndetësisë ka deklaruar se hetimet kanë nisur, megjithatë nuk është publikuar ende një version zyrtar mbi shkaqet e vdekjes.
Sot, qindra qytetarë në Ulqin dolën në një marshim proteste, duke kërkuar drejtësi për Drita Tafën.