Vazhdoi rritja e çmimeve te produktet bujqësore në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve te produktet bujqësore në krahasim me tetorin e vitit të kaluar për 6 përqind, përkundër që shpenzimet për investime janë ulur për 4.2 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Në tetor të vitit 2023, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2022, çmimet te input 1 (mjetet e shpenzuara në bujqësi) është ulur për 4.9 përqind, ndërsa indeksi i çmimeve të input 2 (mjete dedikuar për investime në bujqësi) është rritur për 7.2 përqind”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti theksoi që prodhimet bujqësore janë rritur për 5.3 përqind, ndërsa ato shtazore për 7.9 përqind. Te produktet bimore dallojmë rritjen më të madhe te frutat dhe rrushi për 24.6 përqind në krahasim me tetorin e kaluar, ndërsa te drithërat dhe orizi ulje për 5.6 përqind.