Ushtria izraelite tha se ka nxjerrë trupat e gjashtë pengjeve prej Gazës

Ushtria izraelite ka thënë të martën se ka nxjerr trupat e gjashtë pengjeve të marra prej Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit, që pretendohet se ka nxitur luftën në Gazë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ushtria ka thënë përmes një deklarate të martën se forcat e veta kanë nxjerrë trupat përgjatë një operacioni të zhvilluar gjatë natës në jug të Gazës.

Ushtria ka thënë se janë nxjerrë trupat e Yagev Buchshtabit, Alexander Dancygut, Avraham Munderit, Yoram Metzgerit, Nadav Popplewellit, and Haim Perryit, pa e përmendur se kur apo si kanë vdekur.

Ky operacion është kryer teksa Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari po tentojnë të ndërmjetësojnë një armëpushim në mes të Izraelit dhe Hamasit, që mund të rezultojë me lirim të dhjetëra pengjeve.

Hamasi ende besohet se mban rreth 110 pengje të zëna në sulmin e 7 tetorit.

Autoritetet izraelite vlerësojnë se rreth një e treta e tyre kanë vdekur.

Si pasojë e sulmit të 7 tetorit, ushtria izraelite ka nisur luftë gjenocidale në Gazë, me qëllim të siç thonë ata, shkatërrimit të Hamasit.

Më shumë se 40.000 palestinezë nga ana tjetër janë vrarë prej atëherë, duke përfshirë këtu fëmijë dhe gra.