Ukraina nuk ka 400 mijë dezertorë

Në artikujt që kërkuam lidhur me numrin e dezertorëve ukrainas, nuk gjetëm asnjëherë shifër prej 400,000 ushtarësh, shifra që e thekson deputetja Skorohod në deklaratën e saj, e cila transmetohet në postimin që po analizojmë. Mediat ukrainase dhe kundërshtarët politik e akuzuan Skorohodin për „lidhje me Rusinë“ përmes bashkëshortit dhe kontakteve të biznesit. Ajo mohon se punon në interes të Rusisë dhe pretendon se të gjitha këto akuza janë me motiv politik. Skorohod shpesh jep deklarata kritike ndaj qeverisë ukrainase, dhe disa prej tyre përdoren nga mediat ruse, shkruan Vërtetmatësi.

“Po analizojmë një postim në rrjetin social Facebook që thotë:”

Gati 400,000 ushtarë ukrainas e kanë lënë njësinë e tyre pa leje, dhe shumë prej tyre – përfshirë edhe vullnetarët – nuk kanë plane të kthehen.

Postimi shpërndan një shkrim me titullin „Ukrainasit ikin“ që bazohet në deklaratën e deputetes ukrainase Ana Skorohod.

Shumë prej tyre nuk do të kthehen kurrë, sepse është çështje parimi… Nuk mund t’i trajtosh si kafshë ata që u ofruan vullnetarë, luftuan për tre vjet pa parë familjen e tyre.

Shkrimi nuk tregon burimin, pra ku deputetja ukrainase e ka dhënë këtë deklaratë.

Deklaratën e Skorohod e përcjellin mediat ruse (këtukëtu).

Deklarata e Skorohod mund të gjendet edhe në një video të publikuar nga Mirror Now në kanalin YouTube.

Deputetja ukrainase Ana Skorohod e akuzoi qeverinë e presidentit Volodymir Zelenski se ka udhëhequr një kolaps ushtarak, duke pohuar se 400,000 ushtarë kanë dezertuar për shkak të lodhjes së përhapur, udhëheqjes së dobët dhe keqpërdorimit sistematik. Në një seri deklaratash eksplozive, deputetja e Radas së Lartë pretendonte se trupat e Kievit po „trajtohen si kafshë“, u mohohet kujdesi mjekësor dhe janë të detyruar të luftojnë pa trajnim apo pagë, thuhet në përshkrimin e videos ku theksohet se Skorohod ka lavdëruar Rusinë për mënyrën shumë më të mirë se si i trajton ushtarët në krahasim me Ukrainën.

Ana Skorohod u zgjodh deputete në parlamentin ukrainas (Rada e Lartë) si kandidate e partisë „Shërbëtori i Popullit“ në zgjedhjet e vitit 2019. Pas disa muajsh, në nëntor 2019, ajo u përjashtua nga „Shërbëtori i Popullit“ për shkak të disa mosmarrëveshjeve politike dhe akuza për ofertë ryshfeti, të cilat i mohoi dhe akuzoi autoritetet për presion ndaj familjes së saj. Në korrik 2020 u bashkua me grupin parlamentar „Për të Ardhmen“ (За майбутнє / For the Future).

Mediat ukrainase dhe kundërshtarët politikë e akuzuan për „lidhje ruse“ përmes bashkëshortit dhe kontakteve të biznesit. Ajo mohon se punon në interes të Rusisë dhe thotë se të gjitha këto akuza janë me motiv politik. Skorohod shpesh jep deklarata kritike ndaj qeverisë ukrainase, dhe disa prej tyre përdoren nga mediat ruse.

Kjo i solli asaj reputacionin te disa politikanë ukrainas si „pro-ruse“.

Në artikujt që kemi kërkuar lidhur me numrin e dezertorëve ukrainas, nuk kemi gjetur asnjëherë shifrën prej 400,000 ushtarësh, shifra që e thekson Skorohod në deklaratën e saj, e cila transmetohet në postimin që po analizojmë.

Nexus News Feed, i cili gjithashtu transmeton deklaratën e Skorohod, kujton një raport të gazetarëve ukrainas Vladimir Bojko, i cili muajin e kaluar publikoi se autoritetet kishin ngritur më shumë se 107,000 akuza penale për dezertim dhe ikje nga ushtria gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Ai deklaroi se numri total i rasteve ka kaluar 230,000 që nga eskalimi i konfliktit ukrainas në vitin 2022, ndërsa numri real i incidenteve mund të jetë edhe më i madh. Numri më i përmendur drejt fundit të vitit të kaluar ishte rreth 100,000.

Deutsche Welle shkruan se në fillim të vitit, Ukraina kishte regjistruar rreth 123,000 hetime për ushtarë që mungonin pa leje ose kishin braktisur njësitë e tyre.

Media transmeton edhe një deklaratë nga Kosjantin, një nga rreth 21,000 ushtarë ukrainas të klasifikuar si dezertorë, të cilët janë kthyer vullnetarisht në shërbim ushtarak në mars për të shmangur ndëshkimin ligjor.

Numri i ushtarëve që braktisin pozicionet e tyre u rrit kaq shumë në vitet 2023 dhe 2024, sa hetuesit nuk arritën të ndiqnin rastet, duke përfunduar hetime vetëm për rreth 7% të tyre. Kjo çoi në një pranueshmëri të heshtur të një marrëveshjeje ku autoritetet premtuan se nuk do t’i ndjekin penalisht dezertorët, përderisa komandantët mund t’i bindin ata të kthehen në detyrë. Marrëveshja u miratua si ligj në vjeshtën e vitit 2024, kur parlamenti i lejoi personat që shmangin shërbimin ushtarak dhe dezertorët të regjistrohen në ushtri si mënyrë për të shmangur ndjekjen penale. Ligjet në Ukrainë u ndryshuan në dhjetor, duke u dhënë ushtarëve afat deri më 1 janar 2025 për t’u përmbajtur këtyre rregullave. Afati më pas u zgjat deri në marsnjofton Deutsche Welle.

Pra, zyrtarisht nuk përmendet askund shifra mbi 400 mijë dezertorë ukrainas, dhe nuk është e vërtetë as që asnjëri prej tyre nuk është kthyer në front.

Pas më shumë se tre vjet luftë intensive me Rusinë, Ukraina humb shumë ushtarë çdo ditë dhe ka nevojë urgjente për forca shtesë në front. Në muajt e parë të luftës pati shumë vullnetarë. Me kalimin e kohës, numri i atyre që aplikojnë vullnetarisht u ul ndjeshëm, dhe shteti ishte i detyruar të kalojë në mobilizim të detyrueshëm. Në vitin 2024 u regjistruan mbi 50,000 raste dezertimi në Ukrainë.

Nga të gjitha këto, mund të përfundojmë se postimi që po analizojmë është i pasaktë.