U vranë mbi 15 studentë dhe dhjetëra të plagosur në një sulm terrorist në Çeki

Autoritetet zyrtare në Çeki kanë raportuar që në qytetin e Pragës ka pasur një sulm terrorist për çka kanë ngelur për momentin pesëmbëdhjetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, raporton TheGuardian, përcjell Portalb.mk.

Udhëheqësi policor, Martin Vondrashek, sqaroi që më shumë se 15-të persona kanë ndërruar jetë, duke përfshirë vrasësin 24 vjeçar.

“11 të vdekur dhe nëntë të plagosur rëndë, ndërsa 5-6 tjerë me plagë mesatarisht të rënda, ndërsa 10 të plagosur lehtë”, kishin njoftuar autoritetet çeke, duke njoftuar që në mesin e viktimave është edhe sulmuesi.

Ata kishin paralajmëruar që këta numra do të ndryshojnë në vazhdim.

Presidenti çek, Petr Pavel, ka theksuar që sulmi ka ndodhur në Fakultetin e Arteve në Universitetin Charles. Ai ka shpreh ngushëllime për të afërmit e viktimave, ndërkohë ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim.

Autoritetet policore kanë njoftuar që po vazhdon evakuimi i studentëve.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i ka shprehur ngushëllime popullit çek.