U vranë 80 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza në 24 orët e fundit

Raportohet se 80 palestinezë janë vrarë dhe 216 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet që Izraeli po kryen në Rripin e Gazës prej 283 ditësh.

Mësohet se 80 palestinezë të tjerë u vranë dhe 216 u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit.

Të paktën 22 palestinezë u vranë dhe 102 u plagosën në sulmin e djeshëm nga forcat izraelite në shkollën e lidhur me Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në kampin e refugjatëve Nusairat në pjesën qendrore të Gazës.

Në deklaratë thuhet se disa nga të sulmuarit janë ende nën rrënoja ndërsa theksohet se ekipet e ambulancës dhe të Mbrojtjes Civile në Gaza nuk kanë mundur të arrijnë tek këta persona.

Ndërkaq numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023 është rritur në 38.664 ndërsa numri i të plagosurve në 89.097.