U refuzua kërkesa e Palevskit për përjashtimin e prokurorëve dhe kreut të Prokurorisë Publike, gjykimi vazhdoi me paraqitjen e provave
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka vendosur që kërkesa për përjashtimin e prokurorëve Zhaklina Krstevska-Josifovska dhe Ana Stojkoviq-Dimitrovska dhe kreut të Prokurorisë Publike të Shkupit Gavril Bubevski është e pabazë, raporton 360 Gradë. Kërkesa në seancën e kaluar është bërë nga i akuzuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, Ljupço Palevski-Palco, i cili para gjykatës tha se tani kërkon përjashtimin e tre prokurorëve individualisht për rrethana dhe arsye të reja, përkatësisht anshmëri në zhvillimin e procedurës, transmeton Portalb.mk.
Vendimin sot në fillim të seancës e shpalli gjyqtari Ivica Stefanovski, pas së cilës prokurorët vazhduan me prezantimin e provave materiale.
Në sallën e gjyqit u luajtën gjashtë CD me video nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e të pandehurit Velibor Manev. Disqet përmbajnë materiale nga kamerat e sigurisë, që mbulojnë ditët nga 20 nëntori deri më 3 dhjetor 2023 me vëzhgim 24 orë, të cilin Gjykata pranoi që në fillim të seancës së sotme të paraqiten me kërkesë të Prokurorisë.
Në seancën e kaluar u prezantuan provat, gjegjësisht prokurori renditi një listë të gjatë sendesh, nga shishe, çakmakë, çanta, hard disk, doreza, tableta, karta SIM, celularë… që ishin në vendet ku u gjetën trupat e Vanjës dhe Pançes, më pas në “Citroen”-in e djegur me të cilin Vanja u rrëmbye, godina nga e cila u sekuestrua dhe nga kontrollet në ambiente të tjera.
Ndër provat e paraqitura nga prokurorja Zhaklina Krstevska-Josifovska ishin analizat e komunikimeve telefonike të të pandehurit të parë, Ljupço Palevski-Palço.
“Në video vërehet se si Palevski dhe Videvski, por edhe Manev bisedojnë në mikrofonat e radiostacionit përkatësisht bëjnë testimin nëse të njëjtit funksionojnë. Vërehet edhe se Palevski në pallto ka të ngjitur mikrofon, ndërsa të njëjtin e kanë edhe Manev dhe Videvski”, theksoi prokurorja gjatë nxjerrjes së dëshmive.
Sipas vërejtjes së Prokurorisë, në një prej videove Palevski ka pasur pallto e cila tek mëngët ka tre shirita të bardhë, ndërkaq gjithashtu edhe i akuzuari Manev ka qenë i veshur me tuta e cila në mlngë ka tre shirita të bardhë.
“Është me rëndësi sepse në seancën e kaluar pati video nga kamerat e Romantikut afër Velesit, u vërejt se dy persona në automjet – nga një në citroen dhe tjetri në kangu, në mëngët e tyre kishin shirita të bardhë”, u sqarua nga ana e prokurores.
Siç pohon Prokuroria, një njërën prej videove, Velibor Manev ka dalë nga oborri dhe është nisur në këmbë në drejtim të Velesit ku ndodhet shtëpia e Pançes. Pas Veliborit edhe automjeti kangu është nisur në drejtim të njëjtë drejt Velesit, ku ndodhet shtëpia e të dëmtuarit Pançe.
Sipas videove që u prezantuan, Prokuroria sqaron se ka pasur një tentim të pasuksesshëm për rrëmbim dhe vrasje të Vanjës, më 24 nëntor, kur në xhirim ka pasur edhe dhënie, me siguri të dorëzave të zeza, ndërkaq ishin nxjerrë edhe dy lopata dhe gjësende të tjera, dy kova, një thes për fjetje.
Në këtë rast janë akuzuar Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, të cilët janë deklaruar të pafajshëm.
Prokuroria pretendon se grupi kanë planifikuar bashkërisht rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska me qëllim të zhvatjes së parave nga familja e saj e ngushtë. Në të njëjtën kohë, Pançe Zhezovski është kidnapuar në Veles për t’ua dorëzuar automjetin e tij “Citroen”, të cilin të akuzuarit kanë dashur ta përdorin në kidnapimin e vajzës në Shkup.
Gjykimi udhëhiqet nga gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja publike Zhaklina Krstevska.
Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.