U realizuan disa aksione rinore lokale me rastin e Javës Evropiane të Mobilitetit

Organizata “Go Green” me vendndodhje në Shkup shënoi Javën Evropiane të Mobilitetit me eko-aksione lokale të të rinjve.
Java Evropiane e Mobilitetit trajton tema të ndryshme dhe këtë vit u përqendrua në temën “Kurseni Energjinë”, me disa fusha tematike si transporti publik, lëvizshmëria aktive, minimizimi i varësisë nga makinat, menaxhimi i lëvizshmërisë dhe zgjidhjet e infrastrukturës, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Aksionet lokale në Shkup, Prilep dhe Gostivar kanë përfunduar, ndërsa në Kumanovë janë duke u zhvilluar ende.

Shkup, ekoaktivistët me aksionin “hije për mikromobilitet”, në bul. Brigada e Tretë Maqedonase trajtuan problemin e mungesës së pemëve dhe hijeve natyrore dhe kërkuan të krijohen kushte më të mira për mikromobilitet (në këmbë, skuter, biçikletë).

Prilep, eko-aktivistët e rinj me aksionin “qilim i kuq” në rr. Mbrojtësit e Prilepit mbrojtën zgjidhjen e mungesës së shtigjeve për biçikleta. Ata kërkuan përmirësim të infrastrukturës së biçikletave që do të sigurojë kushte më të mira për qytetarët për transport të qëndrueshëm.

Gostivar është ndërmarrë një aksion në rr. Zhivko Brajkovski, i quajtur “Këtu duam një shteg biçikletash” në të cilin kanë gjetur edhe një rrugë në të cilën mendojnë se është e nevojshme të vendoset një shteg për biçikleta.

Në Kumanovë ekoaksioni lokal është në zhvillim dhe ekoaktivistët do të paraqesin kërkesë në komunë dhe do ta zbatojnë atë deri në fund të tetorit.

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Të rinjtë për veprim klimatik dhe transport të qëndrueshëm” në kuadër të projektit “OJQ në veprim për ndryshimet klimatike”.