U publikuan listat e studentëve të pranuar në konvikte, Ministria e Arsimit i hoqi nga ueb-faqja

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) sot shpalli rezultatet e Konkursit për pranimin e studentëve të regjistruar në studimet universitare në konviktet studentore shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2023/2024. Rezultatet vlejnë për studentët e viteve të dyta dhe më lart, ndërsa për studentët e vitit të parë, afati për aplikim është deri më 15 shtator, transmeton Portalb.mk.

Vetëm pak orë pas publikimit të tyre, Ministria e Arsimit i hoqi plotësisht rezultatet nga faqja e saj për arsye ende të panjohura, shkruan Meta.mk. Sajti i ministrisë gjatë gjithë ditës, ndërkohë që rezultatet ishin të disponueshme, funksiononte me vështirësi dhe qasja në faqe ishte e pamundur herë pas here.

Ndërkaq, zhvendosja në konvite nis nga sot dhe do të vazhdojë për dhjetë ditët në vijim. Sipas informacioneve nga Konvikti Shtetëror i Studentëve – Shkup (KShS Shkup), studentët duhet të vendosen personalisht, e nëse nuk munden, mund të transferohen nga një anëtar i familjes.

Studentët që nuk janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin kundërshtim direkt në konviktin ku kanë aplikuar, jo më vonë se pesë ditë nga dita e shpalljes së rezultateve.

Në vijim mund t’i shihni rezultatet e studentëve të pranuar në konviktet shtetërore dhe private.

“Goce Dellçev” – Shkup

“Pelagonia” – Shkup

“Stiv Naumov” – Ndërtesa e tretë – Shkup

“Stiv Naumov” – Barakat e reja – Shkup

“Tome Stefanovski – Seniq” – Shkup

“Hilljadnikov” – Shtip

“Logos” – Shtip

“Vëllezërit Milladinovci” – Shtip

“Nikolla Karev” – Ohër

“Koço Racin” – Manastir

“Orde Çopela” – Prilep

Afati për regjistrimin e studentëve të vitit të parë zgjat nga sot deri më 15 shtator.

Lista përfundimtare për studentët e viteve të para më 30 shtator. Studentët do të kenë mundësi të paraqesin kundërshtime pas përfundimit të rezultateve dhe kundërshtimet do të dorëzohen në shtëpinë ku studentët kanë aplikuar brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së rezultateve.

Nëse pas publikimit të listave përfundimtare të studentëve të pranuar sipas konvikteve, kapacitetet akomoduese në një konvikt të caktuar mbeten të paplotësuara, regjistrimi do të vazhdojë deri në plotësimin e tyre, por jo më vonë se data 30 nëntor.