U hodh shorti për 1/8 e Kupës së Maqedonisë së Veriut, ndërkohë Bashkimit i pamundësohet të luan si vendas

Federata e Futbollit në Maqedoni ka publikuar dyshet kundërshtare që do të luajnë në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Rabotniçki – Shkendija

Shkupi – Ohrid

Voska Sport – Struga Trim Lum

Brera – Gostivar

Sileksi – Bashkimi

Vardar – Makedonija Gjorce Petrov

Bregallnica – Jang Tim

Pelisteri – Tikvesh

“Komisioni i Garave pranë FFM-së në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për të pezulluar fushën e KF Bashkimit 1947. Skuadra nga Kumanova nuk do të mund ti zhvillojë ndeshjet e Kampionatit dhe Kupës si vendas në fushën e saj deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Komisioni Disiplinor i FFM-së”, njoftojnë nga Federata.

Ndryshe, Makedonija Gjorçe Petrov është fituesi i Kupës së Maqedonisë për sezonin 2022/23, pasi në finale kishte fituar Strugën Trim&Lum, ekip i cili ishte shpallur kampion në Ligën e Parë.