Trumpi iranianëve: Ndihma është duke ardhur, vazhdoni të protestoni dhe të merrni kontrollin e institucioneve

Në një postim në Truth Social, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka thënë protestuesve në Iran që të vazhdojnë me protestat dhe të marrin kontrollin e institucioneve, raporton The Guardian.

“Patriotë iranianë, VAZHDONI TË PROTESTONI – MERRNI KONTROLLIMIN E INSTITUCIONEVE TUAJA!!! Ruani emrat e vrasësve dhe abuzuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë. Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të NDALOJË vrasja e pakuptimtë e protestuesve. NDIHMA ËSHTË NË RRUGË. MIGA!!! PRESIDENTI DONALD J. TRUMP”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Nuk është e qartë se çfarë nënkupton Trump me “ndihma është duke ardhur”, por sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha dje gazetarëve se sulmet ajrore ishin midis “shumë, shumë opsioneve” që presidenti po shqyrtonte, megjithëse shtoi se diplomacia “ishte gjithmonë opsioni i parë”.