Çmimi kryesor i Festivalit të Teatrove “KU-fest”, “Sefedin Nuredini”, i’u nda aktorit Adrian Aziri

Çmimi kryesor i Festivalit të Teatrove “KU-fest”, “Sefedin Nuredini”, i’u nda aktorit Adrian Aziri nga Teatri i Tetovës me shfaqjen “Pacienti i Doktor Frojdit”, shkruan Portalb.mk.

Juria profesionale në përbërje të: Drita Kaba Karaga, Senad Abduli dhe Goran Iliq ndanë edhe çmime të tjera si:

  • Çmimi aktori mëi mirë rol dytësor, Bleron Hevziu. Shfaqja “Qeni i Baskervillëve”, Teatri Faruk Begolli-Prishtinë
  • .Çimi aktorja më i mirë rol dytësor, Keti Donçevska Iliç. Shfaqja “Kaligulla”, Teatri i Kumanovës.
  • Çmimi i publikut, Vebi Qerimi. Shfaqja, “Të rresh apo të mos rresh”, Teatri Shqiptar Shkup.
  • Çmimi regjia më e mirë, Gjorgji Rizeski. Shafaqja “Kaligulla”, Teatri i Kumanovës.
  • Çmimi Shfaqja më e mirë, Shfaqja “Të rresh apo të mos rresh”, Teatri Shqiptar Shkup.
  • Çmimi kryesor i Festivalit,  “Sefedin Nuredini”, i’u nda aktorit Adrian Aziri nga Teatri i Tetovës me shfaqjen “Pacienti i Doktor Frojdit”.
  • Aktori Vebi Qerimi u nderua me Çmimin e Publikut, si shprehje e vlerësimit dhe duartrokitjeve që mori gjatë performancës së tij në këtë shfaqje.

 

Foto nga Festivali i Teatrove “KU-fest”. Foto:KU-fest (Facebook)
Foto nga Festivali i Teatrove “KU-fest”. Foto:KU-fest (Facebook)

Mbrëmë dhe përfundoi edicioni i dytë i Festivalit të Teatrove KU’Fest, që u mbajt në Kumanovë nga 1 deri më 5 shtator 2025.

Ky manifestim kulturor mblodhi në një skenë trupa teatrore nga trevat e ndryshme shqiptare dhe më gjerë, duke sjellë para publikut shfaqje të larmishme e me mesazhe të fuqishme artistike.

Foto nga Festivali i Teatrove “KU-fest”. Foto: KU-fest (Facebook)
Foto nga Festivali i Teatrove “KU-fest”. Foto: KU-fest (Facebook)