Tre emra të mëdhenj priten të largohen në fund të sezonit

Situata nuk ka qenë aspak e qetë në shtëpinë e PSG-së këtë periudhë, por gjithsesi vëmendja maksimale momentale është në fitimin e kampionatit francez, raporton ABC. Me përfundimin e sezonit, përveç lojtarëve të rinj të mundshëm që do të transferohen, do të ketë dhe largime nga klubi.

Të piketuarit janë Messi, Neymar dhe Verratti.

Negociatat mes PSG-së dhe argjentinasit kanë ngecur plotësisht dhe lojtari ka prioritet rikthimin te Barcelona. Largimi i tij do t’i japë Luis Campos më shumë hapësirë për transferime në merkat, pasi do të kursenin një shifër prej 40 milionë euro nga largimi i Messit.

Messit do t’i bashkohet edhe Neymar. Në vitin 2022, PSG i tregoi atij derën, i cili, megjithatë, ekzekutoi një klauzolë në kontratën e rinovimit të tij në vitin 2021 që e lejonte atë të rinovonte në mënyrë të njëanshme deri në vitin 2027. Braziliani nuk u largua nga Parisi vitin e kaluar, sepse ai kurrë nuk mendoi të largohej, aq më tepër me një pagë të papërballueshme për pothuajse shumicën e klubeve evropiane.

Pas incidenteve të fundit dhe thirrjeve të tifozëve, Neymar duket se ka vendosur të largohet nga klubi dhe është në kërkim të një të riu. Chelsea, Manchester United dhe Neëcastle janë klubet të cilat janë të gatshme të transferojnë Neymar, edhe pse ende nuk kanë bërë një ofertë zyrtare.

Verratti gjithashtu mund të largohet. Një gur themeli i PSG-së, një nga blerjet e para të mëdha të pronarëve të pasur nga Katari në vitin 2012. Pavarësisht se ka rinovuar kontratën e tij së fundmi deri në vitin 2026, sezoni i mesfushorit italian ka qenë një nga më zhgënjyesit.

Al Hilal, sipas raportimeve në Francë, do të ishte i gatshëm t’i ofronte atij më shumë se 60 milionë euro neto në sezon, një shifër shumë më e lartë se ajo që ai merr aktualisht te klubi francez.

Edhe pak kohë ka mbetur nga fundi i sezonit dhe nga hapja e merkatos së verës, dhe vetëm atëherë do të mësohet se si do të jetë e ardhmja e këtyre tre yjeve të PSG-së.