Tifozët brohorasin “Mbappe”, kjo është përgjigjja e Florentino Perezit

Real Madrid ka festuar ditën e dielë fitimin e titullit të La Liga përpara mijëra tifozëve madrilenë, raporton ABC.

Florentino Perez ka dalë përpara tifozëve dhe mikrofonit duke mbajtur një fjalim, duke bërë një pyetje përpara turmës “Kë duhet të transferojmë?”.

Në atë moment, të gjithë tifozët brohorasin me të madhe emrin e Kylian Mbappe, dhe përgjigja e presidentit të klubit spanjoll ishte epike. Perez iu kthye tifozëve me vetëm një fjali duke qeshur, “Është punë e kryer”.

Mbappe gjithashtu konfirmoi pak ditë më parë se do të largohej në fund të sezonit, dhe i vetmi klub që është tepër i interesuar për sulmuesin francez është pikërisht Real Madrid, ku duket se në merkaton e verës ai do të veshë fanellën e galaktikëve.