Tërmet në Shqipëri, lëkundjet u ndjenë edhe në Strugë 

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në territorin e Shqipërisë, ndërsa lëkundjet e tokës janë ndjerë në disa qytete, përfshirë edhe Strugën, transmeton Portalb.mk

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka ndodhur në orën 07:52 të mëngjesit. Epiqendra ishte rreth 45 kilometra nga Tirana, në thellësi prej afërsisht 10 kilometrash. 

Nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale. 

Observatori Sizmologjik i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte rreth 144 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale 4 sipas shkallës Rihter.