Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me magnitudë lokale Rihter prej 3.2 shkallëve u regjistrua sonte në ora 21:28, në zonën Dellçevës-Berovës, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencoro-Matematikor në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e Berovës dhe rrethinës, me intensitet tre gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Epiqendra ishte 13 kilometra nga Berova me thellësi prej 12 kilometrash.