Të shmanget ujitja e panevojshëm e kopshteve dhe larja e makinave – bën thirrje NP “Ujësjellës Kanalizime”

Bazuar në të dhënat e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, nga ku paralajmërohen temperatura të larta, të cilat këto ditë arrijnë mbi 40 °C, si dhe të dhënat e NP Ujësjellësi dhe kanalizim – Shkup për rritje të konsumit të ujit, u bëhet thirrje qytetarëve të qytetit të Shkupit për shfrytëzim racional të ujit, transmeton Portalb.mk.

“Veçanërisht apelojmë që të shmanget konsumimi i panevojshëm i ujit për ujitje të gjelbërimit, kopshteve dhe fushave, për larjen e makinave, për mbushjen e pishinave, por edhe për të parandaluar abuzimet përmes lidhjeve të egra”, thonë nga Ujësjellësi dhe kanalizime.

Lidhjet e egra, shtojnë ata, shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta në ujësjellësin dhe cilësinë e furnizimit me ujë të të gjithë shfrytëzuesve në qytetin e Shkupit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të qytetit të Shkupit, nëse vërejnë lidhje të egër, të lajmërojnë në 023073 010, [email protected], www.vodovod-skopje.com.mk ose përmes aplikacionit celular në dispozicion për Android dhe iOS, dhe ju kujtojmë se lidhjet e paligjshme janë të ndaluara me ligj (Ligji për ujin e pijshëm dhe largimin e ujërave të zeza urbane, neni 23) dhe përcaktohen nga inspektori i autorizuar komunal i komunës dhe qytetit (Ligji për ujin e pijshëm dhe largimi i ujërave të zeza urbane, neni 37), në bazë të të cilit të gjithë mbajtësve të caktuar të lidhjes së egër do të ngrihet procedurë kundërvajtëse për vepër penale”, thonë nga Ujësjellësi dhe kanalizime.