Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për Çmimin e vitit në vlerë 130 mijë denarë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka hapur Konkursin për përzgjedhjen e punimit që do të marrë Çmimin e Vitit për Hulumtues të Rinj në fushën e makroekonomisë dhe bankave, transmeton Portalb.mk.

“Konkursin për Çmimin e Vitit për Hulumtues të Rinj për punimin më të mirë nga fusha e makroekonomisë dhe bankat për vitin 2025. Çmimi ndahet për nxitjen e zhvillimit të opinionit shkencor dhe hartimin e punimeve nga fusha e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemeve bankare, si dhe afirmimin e kuadrove të reja dhe profesionale”, njoftoi Banka Popullore.

Të gjithë shtetasit e RMV-së që nuk kanë më shumë se 35 vjeç, nuk punojnë në BP ose nuk janë familjar, do të mund të marrë pjesë në Konkurs.

“Punimet dorëzohen në Bankën Popullore me referencë: “Për Çmimin e Vitit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, në mënyrë elektronike, në formatin “Word”, në email adresën: [email protected]. Përveç punimit, autori duhet të dorëzojë edhe të dhëna biografike. Punimet e dorëzuara do të trajtohen si materiale konfidenciale”, raportoi Banka.

Qytetarët e interesuar do të mund të dërgojnë punimet e tyre deri më 1 shkurt të vitit 2025, për të garuar për çmimin e parë që kap vlerën 130 mijë euro.