Të paktën 11 persona të vdekur nga uragani në Floridë

Të paktën 11 persona kanë vdekur nga erërat e uraganit Milton në Florida të SHBA-ve, raporton Portalb.mk.

Uragani i së mërkurës solli shumë pasoja, rrugët u bllokuan nga rrëzimi i drunjve dhe kabllove elektrike.

Përafërsisht tre milionë shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike.

Sipas autoriteteve, erërat dhe jo sasia e madhe e ujit kanë shkaktuar vdekjet e 11 njerëzve.

Uragani Milton zbarkoi në brigjet e Floridës si stuhi e kategorisë së tretë, megjithatë, stuhia nuk ishte e përmasave katastrofike siç u parashikua.

Ky rajon para dy javësh u godit nga një uragan tjetër, Helene, ku mbetën të vrarë 237 persona.