Tabelat e komunikacionit në autostradën Miladinovc-Shtip të shkarravitura me simbole propagandistike ruse, përgjegjësi nuk ka

Dhjetra shenja dhe pajisje të komunikacionit në autostradën Miladinovc-Shtip janë të shkarravitura me simbole propagandistike pro-ruse. Simboli “Z” që lavdëron pushtimin ushtarak të Ukrainës nga Rusia dhe i gjetur i zbukuruar në automjetet ushtarake të përdorura nga Rusia për të pushtuar Ukrainën, së bashku me sloganet e tipit “Vëllazëria ruse”, së fundi janë shënuar me sprej në shenjat e trafikut të autostradave, në shtrirjen nga pikë-pagesa afër Sveti Nikollës deri në hyrje të Shtipit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Meta.mk para disa ditësh e ka vërejtur aktin vandalist, i cili përveç përhapjes së propagandës së huaj në vend në mënyrë shumë të lirë, paraqet rrezik real për sigurinë në komunikacion, sepse shenjat e komunikacionit duhet të shërbejnë për informimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin e tyre.

Në një deklaratë për Meta.mk, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore apeloi për të kuptuar rrezikun e aplikimit të grafiteve në sinjalistikën e komunikacionit dhe pajisjet rrugore. Ata sqarojnë se ky lloj akti ndryshon përmbajtjen e sinjalistikës, ndaj drejtuesit e mjeteve mbeten të painformuar për kushtet e rrugës, gjë që mund të çojë në aksidente trafiku me pasoja të rënda dhe viktima.

Mirëpo, edhe pse vozitësit pagujn për shfrytëzimin e autostradës Milladinovc-Shtip, nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore thonë se përgjegjësia për mirëmbajtjen e shenjave të komunikacionit nuk është në kompetencë të tyre.

“Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore kontrakton mirëmbajtjen e rrugëve shtetërore me Ndërmarrjen Publike për mirëmbajtje dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale (Rrugët e Maqedpnisë)”, thonë nga Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore.

Ata sqarojnë se në Programin për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2023, si pjesë e Marrëveshjes mes dy ndërmarrjeve publike, parashikohet shërbim inspektimi dhe shërbimi i cili zbulon parregullsitë në rrugë dhe më pas, nëpërmjet mjeteve të parashikuara për një pozicion specifik, i riparon ato, siç duhet në këtë rast, heqja e grafiteve nga tabelat e komunikacionit.

“Aplikimi i grafiteve, pavarësisht nga përmbajtja, apo dëmtimi i sinjalistikës rrugore është i paligjshëm sipas Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor. Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore nuk ka kompetencë dhe as mundësi për zbulimin e kryerësve të veprimeve të tilla të kundërligjshme”, u përgjigjën nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Meta.mk dje ka dërguar pyetje edhe në Ndërmarrjen Publike për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe regjionale – Rrugët e Maqedonisë, por deri në publikimin e tekstit nukka pasur përgjigje në pyetjet se a e kanë vërejtur vandalizmin e shenjat e komunikacionit, çfarë do të bëjnë për këtë, për të hequr grafite të tilla nga shenjat e komunikacionit dhe nëse e kanë zbuluar autorin e aktit vandal.