Sulm me raketa në aeroportin e Bagdadit, 5 të plagosur

Një sulm me raketa ndaj aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit, ku ndodhet edhe një strukturë diplomatike e Shteteve të Bashkuara, ka lënë të plagosur pesë persona të dielën. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet irakiane, transmeton Euronews.

Sipas një burimi të sigurisë për agjencinë AFP, pas sulmit fillestar u raportua edhe një valë tjetër sulmesh rreth mesnatës, me raketa dhe dronë të lëshuar drejt aeroportit.

Qeveria e Irakut konfirmoi se rreth orës 19:00 (17:00 CET) “pesë raketa kanë shënjestruar aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit dhe zonën përreth”, duke plagosur katër punonjës të aeroportit dhe personel sigurie, si edhe një inxhinier.