Struga, Shkupi dhe Shkëndija i kuptuan kundërshtarët e parë në garat evropiane

Kampionët e Maqedonisë së Veriut në futboll, FC Struga, sot është njoftuar me ekipin kundërshtar në eliminatoret për Ligën e Kampionëve, transmeton Portalb.mk.

“Goglat në këtë fazë na e servuan ekipin Zhalgiris nga Lituania, një skuadër kjo me mjaft eksperiencë në kupat europiane. Ndeshjen e parë do ta zhvillojmë si mysafir me datë 11/12 korrik, ndërsa një javë më pas këtë skuadër do të mirëpresim në Ohër”, njoftojnë nga ekipi strugan

Në selinë e UEFA-s sot u hodh shorti për raundin e parë eliminator në të gjitha garat evropiane.

“Në duelin e parë kualifikues përballë do të kemi FC Hegelmann nga Lituania. Ndeshjen e parë e luajmë në fushë mysafire”, njoftojnë nga KF Shkupi për eliminatoret e Ligës së Konferencave, ndërsa Shkëndija do të luan kundër Haverfordwest County AFC.