Stoltenberg: Pa mbështetjen e Kinës, Rusia nuk do të vazhdonte luftën në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është shprehur se pa Kinën Moska nuk do të arrinte të mbante luftën në Ukrainë. Sipas tij Kina mbështet ekonominë e luftës së Rusisë, me eksportin e teknologjisë me përdorim të dyfishtë, raporton ABC.

Gjithashtu nënvizon se 90 % e pjesëve elektronike që përdor Moska u importuan vitin e kaluar nga Kina dhe kjo do të thotë se pa Pekinin Rusia nuk do të ishte në gjendje të përballonte për një kohë të gjatë luftën në Ukrainë.

Më herët ai deklaroi se sfidat me të cilat përballet Ukraina janë të shumta dhe ajo ende mund të mbizotërojë, por vetëm me mbështetjen e fortë të aleatëve të saj të NATO-s.”