Sot shënohet Dita Botërore e Shkrimtarëve, Haruni: Në vendin tonë nuk ju kushtohet shumë rëndësi datave kulturore

Sot në mbarë botën shënohet 3 marsi Dita Botërore e Shkrimtarëve nga të gjithë ata që janë në një mënyrë ose në një tjetër të lidhur me punën e shkrimit, transmeton Portalb.mk.

Profesori dhe shkrimtari Muaxher Haruni për Portalb.mk tha se në vendin tonë nuk ju kushtohet shumë rëndësi datave kulturore.

“Mendoj se pak i’u jepet rëndësi ditëve dhe datave të rëndësishme në jetën kulturore këtu te ne. Nuk kam dëgjuar për ndonjë organizim institucional, përveç tek tuk ndonjë organizimi nga shoqatat kulturore, organizatat joqeveritare ose persona që merren me shkrime e që janë aktiv në jetën shoqërore”, tha Haruni.

Se sa përkrahen krijuesit në vendin tonë Haruni edhe më tej shtoi se puna e krijuesve në vendin tonë më tepër vlerësohet nga shoqatat kulturore, institucionet joqeveritare, firmat private dhe nga populli.

“Për faktin se Ministria e Kulturës nuk i përkrahi as moralisht as materialisht në konkursin e fundit. Kishte shumë ankesa nga krijues eminent të vendit tonë që reaguan edhe publikisht po siç duket askush nuk i përfilli reagimet e tyre. Mendoj se nuk vlerësohen sa duhet dhe nuk përkrahen moralisht dhe materialisht, kur krijuesit tonë ftohen nga organizata e institucione ndërkombëtare të përfaqësojnë jo vetëm veten e tyre, por edhe shtetin tonë. Me të vërtet është nder e kënaqësi të jesh i pranishëm në kësi lloj organizimesh, në të cilat vlersohet një krijues nga vendi ynë”, tha Haruni.

Ai apeloi që në të ardhmen krijuesit, e veçanërisht krijuesit e rinj të përkrahen materialisht dhe moralisht sepse janë e ardhmja.

“Dhe në fund botën e udhëheqin krijuesit me krijimet e tyre, andaj veprat e krijuesve nuk vdesin kurrë dhe nuk kalojnë në harresë. I përgëzoj të gjithë ata krijues që sakrifikojnë gjithçka nga jeta e tyre dhe gëzuar 3 Marsin- Ditën Botërore të Shkrimtarëve”, tha Haruni.

Kjo ditë është themeluar nga Kongresi ndërkombëtar i PEN Club, një shoqatë në gjithë botën e shkrimtarëve të themeluar në Londër në vitin 1921, për të promovuar miqësinë dhe mbështetjen intelektuale në mesin e shkrimtarëve nga të gjitha anët e botës.

Emri për organizimin u krijua nga letra e parë të fjalëve “poetëve, eseistë dhe romancierëve”, por në të vërtetë ajo përfshin shkrimtarë të të gjitha formave të letërsisë, duke përfshirë gazetarët dhe historianët. Ideja për të krijuar organizatë të tillë i takon shkrimtarit anglez C.A. Daëson Scott dhe presidenti i saj i parë ishte John Galsëorthy. Në ditët e sotme PEN Club International ka qendrat e saj në mbi disa vende.

Dita Botërore e Shkrimtarëve shënohet çdo vit që prej vitit 1986.