Sot përcaktohet finalisti i parë i Euro 2024

Kombëtarja e parë që do të luajë në finalen e Kampionatit Evropian të Futbollit 2024 (EURO 2024) do të përcaktohet sonte pas lojës së gjysmëfinales midis Spanjës dhe Francës, raporton Anadolu.

Finalisti i parë i EURO 2024 që organizohet në mikpritjen e Gjermanisë do të përcaktohet pas ndeshjes që do të luhet midis Spanjës dhe Francës në orën 21:00 në Munich Football Arena.

Arbitri i ndeshjes do të jetë nga Federata Sllovene e Futbollit, Slavko Vinciq, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic. Arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë nga Sllovakia, Ivan Kruzliak.

Fituesi i kësaj ndeshjeje në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Holandë-Angli, që do të luhet nesër.

Spanja në gjysmëfinale erdhi duke i fituar të gjitha ndeshjet

Spanja arriti të fitojë të gjitha ndeshjet në rrugëtimin e saj drejt gjysmëfinales.

Spanja, e cila kryesoi Grupin B, ku ishin Shqipëria, Italia dhe Kroacia, fitoi tre ndeshjet duke mos pësuar gol. Në çerekfinale Spanja kaloi pasi eliminoi Gjeorgjinë në 1/16 e finales, ndërsa në çerekfinale mposhti nikoqirin Gjermaninë.

Ndërkaq, Franca, në Grupin D me Austrinë, Holandën dhe Poloninë mori një fitore dhe dy barazime dhe u kualifikua në 1/16 e finales, ku e fitoi Belgjikën në penalti. Në çerekfinale “Gjelat” e fituan Portugalinë.

Spanja efektive në sulm, Franca në mbrojtje

Nëse shikojmë performancën në EURO 2024, tërheq vëmendjen efektiviteti i Spanjës në sulm, kurse i Francës në mbrojtje.

Kombëtarja e Spanjës, e cila arriti 5 fitore nga 5 ndeshjet në kampionat, është skuadra që kërkon më shumë gola me 102 goditje në total. Spanjollët prej këtyre goditjeve 11 i shndërruan në gola, ndërsa mban titullin e skuadrës me më shumë gola të shënuara në turne së bashku me Gjermaninë.

Franca, nga ana tjetër, ka pësuar vetëm një gol, duke arritur të “mbyllë portën” në 4 prej 5 ndeshjeve. Goli i vetëm që ka pësuar Franca është ajo nga Polonia nga penaltia.

Takimi i 37-të në rivalitet

Spanja dhe Franca në nivel kombëtaresh do të takohen për të 37-n herë.

Në 36 ndeshje të deritanishme, 16 i ka fituar Spanja, ndërsa 13 Franca. Shtatë ndeshje kanë përfunduar me barazim. Spanja ka shënuar 64 gola, Franca 39.

Në periudhën e fundit në ndeshjet e luajtur midis dy kombëtareve mbizotëron epërsia e Spanjës. Spanja në 8 ndeshjet në 16 vitet e fundit i fitoi 5. Dy ndeshje i fitoi Franca, kurse një mbeti barazim.

Spanja dëshiron ta marrë “revanshin” e Ligës së Kombeve të 2021

Të dy kombëtaret së fundmi ishin takuar në finale e UEFA Ligës së Kombeve të 2020-2021.

Në finalen që u luajt në stadiumin San Siro të qytetit italian Milano, Franca arriti fitore me rezultat 2-1. Spanja me ndeshjen e sotme dëshiron të afrohet edhe një hap drejt trofeut EURO 2024, por edhe ta marrë “revanshin” e finales së vitit 2021.

Gjithashtu, kombëtarja e Spanjës në futboll për të gjashtën herë arrin në gjysmëfinale.

Spanja më parë ka avancuar në gjysmëfinale në vitet 1964, 1984, 2008, 2012 dhe 2020. Prej këtyre 4 i fituan, ndërsa në një janë eliminuar.

Në histori Spanja ka 3 kampionate evropiane të fituara, dhe një herë e ka zënë vendin e dytë.

Franca, nga ana tjetër, nën menaxhimin e trajnerit Didier Deschamps, gjithashtu arriti të kualifikohet për të gjashtën herë në histori në gjysmëfinale.

Franca ishte kampione e EURO 1984 dhe 2000, ndërsa në 2016 luajti në finale. Francezët në vitet 1960 dhe 1996 nuk arritën ta kalojnë gjysmëfinalen.

Franca në gjysmëfinale “pa lojë aktive”

Franca në gjysmëfinalen e EURO 2024 arriti “pa lojë aktive”.

Në ndeshjen e parë në Grupin D, Franca e fitoi Austrinë me 1-0, ndërsa goli ishte një “autogol” i futbollistit austriak Maximilian Wöber. Ndeshja e dytë e Francës në grup kundër Holandës përfundoi në barazim pa asnjë gol. Ndeshjen e dytë kundër Polonisë, Franca arriti një rezultat prej 1-1, me golin e shënuar nga Mbappe nga penaltia.

Në 1/16 e finales Franca u përball me Belgjikën ku rezultatin prej 1-0 e caktoi autogoli i lojtarit kundërshtar Jan Vertonghen. Ndeshja e çerekfinales së “Gjelave” kundër Portugalisë përfundoi 0-0, ndërsa Franca avancoi më tutje në goditjet penalti me 5-3.

Spanja me dy të ndëshkuar

Spanja para kësaj ndeshjeje ka dy futbollistë të ndëshkuar që nuk do të mund të luajnë në gjysmëfinale.

Dani Carvajal dhe Robin Le Normand janë futbollistët që do të mungojnë kundër Spanjës.

Mbetet në pikëpyetje edhe gjendja e futbollistëve të lënduar Naço dhe Ayoze Perezit, si dhe e Pedrit, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Gjermanisë.

Franca para kësaj ndeshjes nuk ka të ndëshkuar ose të lënduar.

11-shet e mundshme

11-shet e mundshme të të dyja kombëtareve është si në vijim:

Spanja: Unai Simon, Navas, Nacho, Laporte, Cucurella, Olmo, Rodri, Fabian Ruiz, Lamine Yamal, Morata, Williams.

Franca: Maignan, Kounde, Saliba, Upamecano, Hernandez, Kante, Tchouameni, Camavinga, Griezmann, Kolo Muani, Mbappe.