Sot pa energji elektrike pjesë të Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Për shkak të punimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot disa konsumatorë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit do të mbeten pa energji elektrike, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 07:30 deri në 13:30 dhe do të prekë konsumatorët në rrugët “Çarshia e mbuluar” dhe “Samarxhiska” në Komunën e Çairit, informoi QRMK Shkup.

Edhe nga EVN Maqedoni theksuan se ndërprerja është për shkak të aktiviteteve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.