Sot kroatët bojkotojnë blerjet në dyqane dhe rrjete tregtare për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve
Në Kroaci sot bojkotohen dyqanet, rrjetet tregtare dhe pikat e karburantit për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve. Nisma është nisur nga grupi në Facebook “Alo, inspektor” dhe më pas është mbështetur nga shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve, sindikatat, partitë politike dhe ministri i Ekonomisë, transmeton Sdk.mk.
Nisma nisi me mesazhe të shpërndara në rrjetet sociale ditët e kaluara.
“24 janari është ditë bojkoti në Kroaci për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve”, thuhej në një nga mesazhet.
Njerëzit u nxitën të mos blinin asgjë atë ditë.
“Sigurohuni që ajo ditë të jetë si e diela”, shkruhej në një mesazh tjetër.
Agjencia tatimore njoftoi se deri në orën 11:00 ishin lëshuar 40% më pak fatura dhe shuma ishte 47% më e ulët.
“Unë nuk do të shkoj në dyqan sot. Nuk e di se si do të ndihmojë një bojkot, por dërgon një mesazh të fortë. Bojkoti është një mesazh se diçka duhet të ndryshojë”, tha ministri i Financave Marko Primorac.