Sot do të mbajë seancë Komisionit për ndryshime në Propozim-rregulloren e Kuvendit

Fillimi i diskutimit të premten u shtyr për të hënën, për shkak të korrigjimeve shtesë dhe konsultimeve me kërkuesit e amendamenteve, tha të premten për MIA-n, kryetari i Komisionit për Rregullore dhe Çështje Mandatit dhe Imuniteti, Panço Minov, transmeton Portalb.mk.

Minov theksoi se seanca është shtyrë për të hënën (sot) në ora 14:00.

Për Projektrregulloren janë dorëzuar rreth 2 mijë amendamente, kryesisht nga E majta, si dhe amendamente kanë dorëzuar edhe grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe një pjesë janë nga propozuesi, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Ditën e djeshme kanë nisur konsultimet mes grupeve parlamentare dhe deputetëve të së Majtës për amendamentet.

Pjesa më e madhe e amendamenteve, rreth 1850, janë dorëzuar nga E majta, por nuk ka informacione se pse janë dorëzuar në një numër kaq të madh dhe çfarë kërkojnë deputetët e kësaj partie. Ato janë kyçe, siç thonë jozyrtarisht, për filibustering.

Në një konferencë për media të enjten, kryetari i Kuvendit Xhaferi shprehu pritjen që Rregullorja e re të miratohet me konsensus dhe me gjasë të futet në rendin e ditës të seancës së re të caktuar për 2 nëntor.

Rregullorja e Punës do të zbatohet që nga fillimi i mandatit të ri parlamentar. Për herë të parë, kryetari aktual i Kuvendit Xhaferi do të veprojë duke thirrur seancën konstituive të përbërjes së ardhshme parlamentare. Risi është se ajo seancë nuk do të mund të zgjasë më shumë se tre ditë.

Propozimi i ri – Rregullorja e Kuvendit është rezultat i bisedimeve pesëvjeçare të grupeve parlamentare nga ky dhe mandati i fundit, të cilat filluan në kuadër të procesit Jean Monnet me ndërmjetësimin e disa eurodeputetëve.