Ciceroni kulturor: Në Kumanovë ansambli “Bajram Shabani” feston 78-vjetorin, në Gostivar premiera ”Karantina”
Portalb.mk si gjithnjë, mundohet t’ua sjellë agjendën kulturore të ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut përmes ”Ciceronit kulturor”. Fare lehtë, nëse nuk e gjeni ngjarjen tuaj të shënuar këtu, mund të na shkruani në rrjetet tona sociale ose në faqen tonë dhe përfundimisht do ta vendosni ngjarjen tuaj aty ku duhet dhe ku më lehtë arrin te lexuesi.
Në prag të festave të nëntorit ku edhe 𝗔𝗻𝘀𝗮𝗺𝗯𝗹𝗶 𝗶 𝗸ë𝗻𝗴ë𝘃𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗮𝗹𝗹𝗲𝘃𝗲 “𝗕𝗮𝗷𝗿𝗮𝗺 𝗦𝗵𝗮𝗯𝗮𝗻𝗶” kremton po në këtë muaj ditën jubilare të themelimit të saj para 78 viteve.
78 vite më parë nga entuziazmi i intelektualëve dhe kulturdashësve shqiptarë të Kumanovës themelohet po ky ansambël duke u bërë ansambli i parë shqiptarë i formuar në trojet shqiptare.
Për 78 vite me radhë edhe sot vazhdon duke prezantuar, kultivuar dhe ruajtur me shumë fanatizëm kulturën, artin dhe traditën tonë shekullore.
Kësaj radhe ky përvjetor do të zhvillohet me moton “𝐏ë𝐫 𝐭𝐲 𝐓𝐚𝐟” në nderim të koreografit të këtij grupi, tashmë të ndjerë, Mustafa Ebibi-t.
KUMANOVË
𝟳𝟴 𝘃𝗷𝗲𝘁 –Art, Kulturë, Traditë
03 nëntor, e premte
Pallatin e Kulturës
ora 19:00
GOSTIVAR
4 nëntor, ora 20.00 – Premiera “Karantina”
Autor: Jean Pierre Martinez
Regjia: Gent M. Çajani
Muzika: Luan Dehari – Primodrum
Interpretojnë:
Ajshe Useini
Kujtime Ahmeti
Afrodita Xhaferi
Arian Ejupi
Poster design: Vigan Demi
