Sonte nga ora 21 nuk do të ketë ujë gjithë Qendra Klinike në Shkup, nga “Ujësjellësi” thonë do të vendosin cisterna para klinikave dhe Spitalit të Fëmijëve “Kozle”

Sonte nga ora 21 deri nesër në orën 5 në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup nuk do të ketë ujë, për shkak të një intervenimi në rrjetin e ujësjellësit. Përpos Qendrës Klinike, pa ujë do të mbesin edhe Spitali për Fëmijë “Kozle”, villa Vodno dhe objektet rezidenciale në rajonin Vodno, transmeton Portalb.mk.

Nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim” thonë se para Qendrës Klinike dhe spitalit “Kozle” do të vendosen cisterna me ujë të pijshëm, ndërsa gjithashtu cisterna me ujë të pijshëm do të jenë në gatishmëri në shërbimin kujdestar të “Ujësjellësit”, të cilat do të gravitojnë në thirrjet në bazë të nevojave të qytetarëve.

Nga ndërmarrja sqarojnë se Vodno dhe spitalet nuk do të kenë ujë pasi do të bëhet ndërhyrje në rrjet në këtë pjesë, për të reduktuar humbjet e ujit.

Nga Ministria e Shëndetisë deri më tani nuk ka asnjë udhëzim për pacientët të cilët trajtohen në Qendrën Klinike, as si do të kryhen operacionet dhe pranohen pacientët me urgjencë kur i gjithë kompleksi i spitaleve do të jetë pa ujë.

Në të njëjtën periudhë nga ora 21 deri në orën 4 do të ketë ndërhyrje edhe në gypin kryesor të ujësjellësit për kyçjen e 12 fshatrave nga Saraji në ujësjellësin e qytetit. Për këtë, nga ndërmarrja