Maqedonia në krye të listës së të dëbuarve nga Gjermania

Numri i personave të dëbuar nga Gjermania këtë vit është dukshëm më i lartë në krahasim me vitin e kaluar. Në tremujorin e parë të vitit 2024 numri i të dëbuarve është më i madh për një të tretën, shkruan gazeta “Neue Osnabrücker Zeitung”, përcjell Deutsche Welle, transmeton Portalb.mk.

Gazeta i transmeton të dhënat e qeverisë gjermane të theksuara në përgjigjen e pyetjes së deputetëve nga partia E Majta. Sipas tyre, nga janari deri në mars të këtij viti nga Gjermani janë dëbuar 4,791 persona, apo rreth 34% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Maqedonia është në krye të listës së të dëbuarve. Në tremujorin e parë të vitit 2024 nga Gjermania janë dëbuar 483 qytetarë të Maqedonisë. Gjatë gjithë vitit 2023 ishin deportuar 1,177 qytetarë maqedonas. Nga të dëbuarit 483 qytetarë maqedonas në tremujorin e parë nga viti 2023, 233 kanë qenë gra dhe 227 persona të mitur.

Në vendin e dytë sipas numrit të të dëbuarve është Turqia, ku janë kthyer 449 qytetarë. Më tej vijon Gjeorgjia (416), Afganistani (345) dhe Serbia (312).