Sonte në Teatrin e Kumanovës jepet premiera e shfaqjes ‘’Fluturimi mbi Teatrin Shqiptar”
Në Kumanovë sonte do të jepet premierë e re. Për ata që nuk mund të jenë të pranishëm rishfaqja do të jetë më datë 17 korrik, pra, pas tre ditësh. Shfaqja është realizuar nga regjisori Erson Zymberaj, ndërsa tekstin ‘’Fluturimi mbi teatrin shqiptar’’ e ka shkuar Jeton Neziraj.
KËTU e keni dhe ” trilerin” e shfaqjes që luhet sonte.
Sigurisht aludimet e para shkojnë te filmi ‘’ Fluturimi mbi folenë e qyqes’’ i Formanit i cili radhitet ndër filmat më të bukur në botë ku veçohet loja maestrale e aktorit Xhek Nikollson. Paranteza e parë ngritet mbi këtë film komedi që trajton dramë të thellë, ndërsa Jeton Neziraj po ashtu me gati të njëjtin titull ka vënë një tekst në Kosovë ‘’ Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës’’. Se për çfarë teksti bëhet fjalë dhe në çfarë interpretimi regjisorial vjen ia vlen të shkojmë e ta shohim, sonte në orën 20.00, në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovë.
Muzika: Irena Popovic, koreografia: Krenare Nevzati, skenograf: Ardian Kadriu kostumet: Yllka Brada. Aktorët që luajnë: Shkëlqim Islami, Mirsad Abazi, Egzona Salihu, Musa Isufi, Faton Ibrahimi;
Organizator: Jakup Jakupi, Fidan Alili, inspicient: Gjilsime Ajdini Aziri, asistent: Ibër Deari;
Piano: Erdi Shahini, ndriçimi: Sefedin Murseli dhe Zvonimir Micevski, zërimi: Asllan Fazliu.
“Fluturimi mbi Teatrin Shqiptar” është një shfaqje me ngjarje emocionuese dhe karaktere të jashtëzakonshme, që do të shpërthejë me muzikë, valë energjie dhe performanca të mahnitshme aktoriale. Mos e humbni këtë shfaqje të jashtëzakonshme! Merrni biletat tuaja tani dhe bashkohuni me ne për një mbrëmje të paharrueshme teatrale!’’.
Kështu shkruhet në faqen në rrjetet sociale të Teatrit të Kumanovës, ku ftohet publiku dhe jepen indikacione shtesë për sa i përket përmbajtjes, bashkëpunëtorëve dhe kufizimit për moshën dhe vendet.
‘’Vërejtje: Numri i ulëseve për shfaqjen tonë “Fluturimi mbi Teatrin Shqiptar” është i kufizuar. Sigurohuni që të siguroni vendet tuaja përpara se të mbarohen. Mos harroni të rezervoni vendin tuaj tani dhe të jeni pjesë e kësaj shfaqje në Teatrin Shqiptar Kumanovë!
Shfaqja “Fluturimi mbi Teatrin Shqiptar” është për publikun +16. Ju lutemi të respektoni kufizimin e moshës”.
Publiku artdashës do ketë mundësi të ndjekë një shfaqje më shumë me një ekip solide dhe energji të mirë për punën që të njëjtën do ta reflektojnë dhe sonte në skenë. Ndaj, kthehuni në mbështetje duke shkuar në teatër.