Sonte fillojnë Ditët e Filmit Gjerman në Tetovë
Ditët e Filmit Gjerman në Tetovë do të hapen sot, e mërkurë me fillim në ora 19:00 në hapësirat e qendrës LOJA, transmeton Portalb.mk.
Ngjarja do të hapet me filmin “The Zone of Interest” nga Jonathan Glazer që është fitues i Oscar 2024 si filmi më i mirë ndërkombëtar.
Më 19 dhjetor do të shfaqet “The Perfect Days” nga Wim Wanders , kandidat për Oscar dhe Palme d’Or (Festivali i Filmit në Kanë) 2024.
Më 20 dhjetor do të shfaqet “Dark Satellites” nga Thomas Stuber.
Filmat do të shfaqen në gjuhën e tyre origjinale dhe me titra në shqip dhe maqedonisht.
Hyrja është falas!
Ngjarja organizohet nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup në bashkëpunim me qendrën LOJA.