Softuerët e spiunazhit të NSO Group janë përdorur për herë të parë në një konflikt ushtarak
Hulumtuesit kanë dokumentuar rastin e parë të softuerit të spiunazhit (spyware) të NSO Group të përdoret për të infiltruar në konflikt ushtarak pasi është zbuluar se gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut, një zyrtar i Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Armeni të hakohen nga qeveria, raporton PCW.
Fushata e hakimit, e cila kishte vënë në shënjestër dhjetëra viktima nga Tetori 2020 deri në Dhjetor të 2022, dukej e lidhur ngushtë me ngjarjen të ndodhën nisur nga konflikti i gjatë ushtarak mes Armenisë dhe Azerbajxhanit lidhur me rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakh.
Hetime të mëhershme të abuzimeve të klientëve të NSO Group kanë ndihmuar hulumtuesit të arrijnë në përfundimin se qeveria e Azerbajxhanit është një klient i NSO Group.
Lajmi është i një rëndësie të veçantë sepse softueri Pegasus i NSO Group nuk është përdorur asnjëherë në kuadër të një konflikti ushtarak. NSO Group refuzoi të komente lajmet.
Hetimi ishte realizuar nga kërkuesit e Access Now, CyberHUB-AM, Citizen Lab, Amnesty International dhe një hulumtues i pavarur Ruben Muradyan.
Hakimi i individëve në Armeni u zbulua fillimisht në Nëntor të 2020-ës, dy muaj pas një serie përplasjesh në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit që ju kushtoi jetën 200 njerëzve.
Apple filloi të njoftonte përdoruesit të cilët besonte se ishin vënë në shënjestër të një fushate hakimi shtetërore. Anna Naghdalyan, një ish ministre e jashtme e Armenisë u hakua 27 herë mes Tetorit 2020 dhe Korrikut 2021 gjatë kohës që ishte në krye të detyrës.
Koha e hakimit përkonte me përfshirjen e saj në negociata dhe bisedime për zgjidhjen e krizës së Nagorno-Karabakh përfshirë një përpjekje për armëpushim me ndërmjetësinë e Francës, Rusisë dhe SHBA-së.
Ajo tha për Access Now se kishte pasur në telefon të gjithë informacionin rreth zhvillimeve të luftës në kohën kur u hakua. Ekspertët thonë se ky është një shembull sesi softuerët e spiunazhit përdoren për ti hedhur benzinë zjarrit gjeopolitik.
Viktima të tjera ishin gazetarja Karlen Aslanyan, gazetari Astghik Bedevyan të cilët po monitoronin konfliktit nga afër.
Ambasadat e Armenisë dhe Azerbajxhanit në SHBA nuk komentuan lajmin ndërsa NSO Group është vendosur në listën e zezë nga administrata Biden në 2021.