Shukova: Është iluzion të mendohet se problemin e ndotjes së ajrit mund ta zgjidhim për katër vjet

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, në një intervistë javore për Radion Evropa e Lirë ka thënë se do të ishte iluzion të mendohet se problemi i ndotjes së ajrit mund të zgjidhet për disa vite. Përkundrazi, ajo theksoi se zgjidhja e këtij problemi zgjati 10 deri në 20 vjet, transmeton Portalb.mk.

“Është iluzon të mendosh se problemin e ndotjes së ajrit mund ta zgjidhim për dy, tre apo katër vjet. Praktika tregon se kjo ndodh nga dhjetë deri në 20 vjet, e miratuar për qytetet e mëdha”, tha Shukova për “REL”.

Guardiani britanik raportoi se të gjithë në Evropë thithin ajër toksik, por në Maqedoninë e Veriut është më toksiku. Ministrja lidhur me këtë thotë se nuk do të shkonte me një kualifikim të tillë – më toksik. Ajo pranoi se kemi problem, por përsëriti se nuk do ta klasifikonte ajrin si më toksikun.

“Unë nuk do të shkoja me një kualifikim të tillë – më toksiku. Këto janë ditë të caktuara të vitit kur kemi problem, sidomos në qytete që janë në një luginë siç është Shkupi. Nuk do të shkoja me kualifikime të tilla, ndërsa nëse ka problem, ka. Vazhdimisht po punohet për ta tejkaluar, si pushteti qendror ashtu edhe ai vendor”, u përgjigj ministrja Shukova.

Intevistën e plotë mund ta lexoni këtu.

Kujtojmë se shifrat zyrtare flasin për një rritje të numrit të automjeteve në vend, ndërkohë që për cilësinë e dobët të ajrit në Shkup këto ditë raportoi edhe Gazeta Gardian.

Vitin e kaluar për herë të parë në historinë e tij Shkupi e ka tejkaluar numrin prej 200.000 automjetesh në rrugë, ndërsa në Maqedoni është regjistruar një numër i ri rekord i automjeteve të regjistruara – gjithsej 569.871, prej të cilave 483.482 janë automjete me targa të Maqedonisë. Në të njëjtën kohë shqetësuese janë shifrat për vjetërsinë mesatare të automjeteve, e cila në vitin 2022 ka arritur në 19.5 vjet, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Një dekadë më parë, në vitin 2012, mosha mesatare e automjeteve në Maqedoni ka qenë 16.8 vjet, për autobusët ka qenë 16.7 vjet, ndërsa për kamionët ajo ka qenë 14.7 vjet.

Këto të dhëna statistikore në vendin tonë përkeqësohen me kalimin e çdo viti, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme se pjesëmarrja e transportit në ndotjen e ajrit dhe emetimet e gazrave serrë në Maqedoni po rritet vazhdimisht.